Vuçiq për të pagjeturit: Jemi gati t’i lejojmë shqiptarët të shohin për varre në Serbi – edhe ne duam njëjtë të lejohemi në Kosovë

Vuçiq për të pagjeturit: Jemi gati t’i lejojmë shqiptarët të shohin për varre në Serbi – edhe ne duam njëjtë të lejohemi në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se Serbia është gati t’i lejojë shteti të Kosovës të shikojë kudo që ata janë të interesuar nëse ka varre masive në Serbi dhe më pas të shihet se a ka trupa të vdekur aty apo jo, njofton Insajderi.

Këto deklarime Vuçiq i ka bërë pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, në Bruksel.

Megjithatë, Vuçiq ka shtuar se edhe shteti serb e do të njëjtën qasje në Kosovë, për të kërkuar të zhdukurit serbë gjatë luftës.

“Serbia është gati për të përmbushur çdo kërkesë të shqiptarëve dhe kudo që mendojnë ata se ka varre ne jemi gati të t’u tregojmë nëse ka diçka aty apo jo, por edhe ne duam të njëjtën gjë nga ta”, ka thënë Vuçiq, duke shtuar se “Serbisë nuk i është lejuar asnjëherë akçes në vendet ku ata dyshojnë se ka varre”

Bisedimet do të vazhdojnë në nivel teknik të mërkurën dhe më pas përsëri vazhdohet në nivelin më të lartë në bisedime./Insajderi.com

 

VUÇIQ, PAS TAKIMIT ME HOTIN: SHQIPTARËT NA KËRKUAN T’I HAPIM ARKIVAT E POLICISË – NE ATO TË UÇK-SË