Vuçiq planifikon t’i përgjërohet Greqisë dhe Rumanisë

Vuçiq planifikon t’i përgjërohet Greqisë dhe Rumanisë

Në prag të takimit të katërshes së Ballkanit në Thesaloniki, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se do të kërkojë nga Greqia dhe Rumania, të cilat nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, të mbajnë këtë pozicion.

“Do të flas për marrëdhëniet në mes të Prishtinës dhe Beogradit si dhe vazhdimin e dialogut, si dhe do të mundohem edhe njëherë t’ju shpjegojë miqve tanë nga Bullgaria se cili është pozicioni ynë”, ka thënë ai.

Vuçiq shtoi se politikat e Serbisë nuk dirigjohen nga ShBA-ja, BE-ja apo Rusia mirëpo nga qytetarët e Serbisë.

Në takimin në Thesaloniki do të marrin pjesë kryeministrat e Greqisë Bullgarisë dhe Rumanisë.