Vuçiq mirëbesuesi

Vuçiq: Po e rinisi dialogun në mirëbesim – shpresoj njëjtë edhe pala tjetër

Presidenti serb ka thënë se në dialog s’ka as tema e as zgjidhje të lehta. Porse po e rifillon atë me mirëbesim, duke shpresuar të njëjtën gjë nga pala tjetër – Kosova.

Vuçiq: Po e rinisi dialogun në mirëbesim – shpresoj njëjtë edhe pala tjetër

Aleksandër Vuçiq, në ditën e parë të fitores zgjedhore është takuar me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajcak, njofton Insajderi.

Vuçiq e Lajçak kanë biseduar për rifillimin sa më të shpejtë të dialogut Kosovë – Serbi.

Presidenti serb ka deklaruar se është i vetëdijshëm se në dialogu nuk do të ballafaqohet me tema të lehta.

“Asnjë zgjidhje nuk mund të jetë e lehtë për Serbinë dhe kur të fillojnë bisedimet, nuk do të ketë çështje të lehta”, ka deklaruar Vuçiq.

Ai ka shtuar se “Serbia hyn në bisedime me mirëbesim, por se pret të njëjtën gjë edhe nga pala tjetër”.

Vuçiq tha se ai gjithashtu dëshiron të diskutojë formimin e Asociacionit të Komunave Serbe./Insajder.com