Vuçiq po përdor taktikat e Putinit për të mbetur në pushtet

Vuçiq po përdor taktikat e Putinit për të mbetur në pushtet

Freedom House ka dalë me raportin e titulluar “Vendet në tranzicion, 2018”, i cili mat përparimin dhe pengesat për demokratizimin e shteteve.

Kur i referohet rajonit, raporti i Freedom House, përmend presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe atë të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq për të cilët thotë se kapën shtetet përkatëse, duke i kthyer ato në mekanizma për të forcuar partitë e tyre në pushtet.

Për marrjen e presidencës serbe, raporti thotë se Aleksandar Vuçiq përdori manovrën e njëjtë sikur presidenti rus, Valdimir Putin i cili kaloi në mënyrë të përsëritur nga kryeministria në presidencë.

Raporti kritikon presidentin serb edhe për zgjedhjen e kryeministrit si dhe për faktin se vazhdon të udhëheq vendin nga pozita e presidentit në kundërshtim me Kushtetutën e Serbisë.

Sipas raportit, në fjalorin e preferuar të politikanëve të rajonit janë kthyer thirrjet nacionaliste që çuan ish-Jugosllavinë në konflikt.