Vuçiq: Pos për Kosovën presion kemi edhe që ta ndalojmë zhvilimin ekonomik

Vuçiq: Pos për Kosovën presion kemi edhe që ta ndalojmë zhvilimin ekonomik

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se përpos njohjes së Kosovës – Serbia “po përballet edhe me presionin që ta ndalojë rritjen ekonomike”.

Ky presion sipas tij po vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, pasi sipas tij, “nuk shohin zgjidhje përpos njohjes së Kosovës”.

Në TV Happy, kreu i shtetit serb komentoi edhe fjalët e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani – që sipas tij fjalët e saj kurrë nuk korrigjohen nga bashkësia ndërkombëtare.

“Flet për njohje të ndërsjellë, gjenocid, kur thotë se serbët janë përdhunues serialë, kur ata kërkojnë dëmshpërblim të luftës dhe ata shkëputën territorin”, ka thënë Vuçiq.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, javë më parë deklaroi se “Beogradi qëndron pas non-papers”.

“Asnjëra prej tyre nuk ka lidhje me Beogradin dhe më pas akuzojnë autoritetet serbe se qëndrojnë pas tyre”, replikoi Vuçiq të hënën. /Insajderi.com