Vuçiq pret që së shpejti të ketë presion politik në Serbi lidhur me Kosovën

Vuçiq pret që së shpejti të ketë presion politik në Serbi lidhur me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se pret që së shpejti të ketë presion politik lidhur me çështjen e Kosovës, transmeton Insajderi.

Në një prononcim për media nga Priboj, Vuçiq tha se kishte marrë disa njoftime “jo të këndshme” lidhur me Kosovën, duke mos specifikuar se çfarë donte të thoshte.

“Këto janë ngjarje politike. Lloje të ndryshme presioni rreth Kosovës dhe Metohisë … Por ne do të luftojmë deri në fund, dorëzimi nuk është një opsion,” tha Vuçiç.

Presidenti serb dy ditë më parë ka thënë se është i gatshëm të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti nga mesi i muajit qershor.

“Jam duke pritur që të më njoftojnë. Nëse do të jetë një ditë pushimi për mua do të shkoj, por nëse jo atëherë do të kërkoj që takimi të caktohet për një ditë tjetër”, ka thënë Vuçiq, duke shtuar se ai është gjithmonë i gatshëm për bisedime dhe dialog”, kishte deklaruar presidenti serb.

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se takimi i parë mes kryeministrit të Kosovës, Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq pritet të ndodhë para datës 22 qershor, dhe në këtë mënyrë të shënohet edhe rifillimi i dialogut. /Insajderi.com