Vuçiq pretendon se po rritet përkrahja për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

Vuçiq pretendon se po rritet përkrahja për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

Presidenti i Serbisë ka deklaruar se në mes të shqiptarëve në Kosovë dhe Shqipëri po rritet “në mënyrë dramatike” përkrahja për projektin e bashkimit dhe ka shtuar se “nuk ka iluzione” se në valën e kësaj përkrahjeje politikanët në Prishtinë dhe Tiranë do të vazhdojnë me politikë qëllimi  përfundimtar i së cilës është bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë.

Vuçiq duke komentuar deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, se Kosovën e konsideron si pjesë të Shqipërisë, i ka thënë gazetarëve se deklaratat e shpeshta të politikanëve në Tiranë dhe Prishtinë mbi bashkimin gjithëshqiptarë “është politikë e jo nervozizëm momental apo tekë”.

“E kuptoj se çfarë është politika, nëse dikush dhjetë herë deklaron një gjë të njëjtë atëherë e dini se kjo është politikë. Në Shqipëri dhe Kosovë rritet në mënyrë dramatike përkrahja për bashkim, nga 35 për qind në Kosovë dhe 40 për qind në Shqipëri ajo është rritur në 72 dhe 75 për qind. Edhe njëra edhe tjetra po punojnë në bashkim në valën e kësaj përkrahjeje, gjë që shton kontribut shtesë në krijimin e tensioneve në rajon”, ka vlerësuar Vuçiq./Insajderi.com.