Vuçiq: Prishtina pësoi humbje politike, presim aksione të reja policore

Vuçiq: Prishtina pësoi humbje politike, presim aksione të reja policore

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi të martën se veprime të reja të Policisë së Kosovë “janë të mundshme, duke pasur parasysh humbjen politike”, që siç thotë ai “pësoi Prishtina”, transmeton Insajderi.com.

Ai shtoi se Serbia do të jetë gati për këtë që vetë Vuçiq pretendon se mund të ndodhë.

“Shpresoj se arsyeja dhe një qasje racionale do të mbizotërojë në punën e njerëzve në Prishtinë, edhe pse është e vështirë të llogaritet në atë pas kësaj disfate politike që ata përjetuan dhe kam frikë se ata do të kërkojnë një rrugëdalje nga situatat e pakëndshme të tyre”, tha Vuçiq, raporton portali serb ‘Kosovo Online’.

Ai shton se Beogradi duhet të jetë gati dhe ta presë atë, sepse siç pretendon kreu i shtetit serb “në Prishtinë është përsëritur disa herë fakti se atyre as nuk iu shkon ndërmend të përmbushin detyrimet nga Marrëveshja e Brukselit dhe të formojnë një Asociacion të Komunave me shumicë serbe”.

“Ne do të presim për të parë se çfarë do të thotë Evropa. Unë jam i mbushur, sikurse qytetarët e Serbisë, me të gjitha llojet e hipokrizisë, si nga jashtë ashtu edhe nga Prishtina, nuk e di se çfarë mund t’i shtohet gjithë kësaj”, ka Vuçiq sot në Aleksinac. /Insajderi.com