Vuçiq pritet nesër nga Macron, temë diskutimi – Kosova

Vuçiq pritet nesër nga Macron, temë diskutimi – Kosova

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se është nisur për një vizitë në Francë, ku do të pritet nga presidenti Emmanuel Macron, njofton Insajderi.

Siç bën të ditur me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, në këtë vizitë një ndër temat që do të diskutohen do të jetë Kosova.

Ai tutje thotë se bisedime të rëndësishme për Sërbinë në këtë takim do të jenë edhe temat si rruga evropiane e këtij vendi deri në ndërtimin e metros në Beograd.

“Rrugës për në Paris. Na presin biseda të rëndësishme për Serbinë, e temë do të jetë Kosova, rruga evropiane e Serbisë deri në ndërtimin e metrosë në Beograd. Rroftë miqësia serbo-franceze!”ka shkruar Vuçiq në Instagram. /Insajderi.com