Vuçiq pyet Mustafën: Kur do ta vizitosh pjesën veriore të Trepçës

Vuçiq pyet Mustafën: Kur do ta vizitosh pjesën veriore të Trepçës

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar vizitën e sotme të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, në kombinatin Trepça në Stantërg.

“Cilën minierë e paska vizituar?”, ka pyetur homologu i Mustafës.

“E ka vizuar pjesën jugore të Trepçës, e cila është nën kontrollin e Prishtinës që nga viti 1999″, ka thënë Vuçiq.

“Kur do ta vizitojë pjesën veriore të Trepçës?… Dëshirojnë të tërheqin vëmendje çdo ditë edhe ai edhe Edita Tahiri”, ka deklaruar Vuçiq.