Vuçiq: Qeveria e re ka tri sfida – Kosova më e rëndësishmja

Vuçiq: Qeveria e re ka tri sfida – Kosova më e rëndësishmja

Qeveria e re e Serbisë, do të përballet me tre sfida të mëdha – më e madhja prej tyre është Kosova, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiç, të hënën vonë, tek sa ka treguar për nominimin e Ana Bernabiq si kryeministre të re të Serbisë.

“Ndërsa përballemi me sfidat – më e madhja prej tyre është presioni mbi Kosovë dhe përpjekjet për të detyruar Serbinë të njohë pavarësinë e Kosovës dhe të mos marrë pothuajse asgjë në këmbim – është detyrimi ynë që në asnjë mënyrë të mos pranojmë një poshtërim të qytetarëve serbë, përfshirë qytetarët tanë në Kosovë, ndërsa dëshira jonë është që gjithmonë të shprehim një synim për të biseduar dhe për të arritur një zgjidhje kompromisi.”tha Vuçiç në një konferencë për shtyp, transmeton Insajderi.

Si dy sfidat e tjera të qeverisë së tij, ai ka përmendur situatën me Covid 19, e cila pritet t’i tregojë dhëmbët edhe më gjatë muajve të ftohtë të dimrit, si dhe situatën ekonomike, e cila po rëndohet çdo ditë e më shumë./Insajderi.com.