Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do t’u paraqesë të martën deputetëve në parlament serb një raport mbi rrjedhën e negociatave me Kosovën, transmeton Insajderi.
Në një seancë të veçantë të Parlamentit, Vuçiq do të paraqesë Raportin për punën e “Zyrës për Kosovë” në periudhën nga maji 2019 deri në qershor të këtij viti, si dhe raportin mbi procesin e negociatave me Kosovën që nga maji 2019 deri më 15 qershor kur edhe u takua me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, raporton Tanjug
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka vazhduar me 15 qershor, pas një ndërprerje në maj të vitit 2019.
Seanca ku do të flitet për Kosovës pritët të fillojë nesër nga ora 12:00./Insajderi.com