Vuçiq regjistrohet në fakultet – dëshiron të bëhet trajner

Vuçiq regjistrohet në fakultet – dëshiron të bëhet trajner

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka njoftuar se po u kthehet përsëri studimeve.

Tash ai ka regjistruar Shkollën e Lartë Sportive për Studime Profesionale në Beograd, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur në llogarinë e tij në Instagram.

Vuçiq shkruan se qëllimin e ka të bëhet trajner basketbolli për fëmijët.

“Ju nuk do të besonit se sa i lumtur jam që pas shumë vitesh po filloj të realizoj ëndrrat e mia të fëmijërisë”, ka shkruar Vuçiq./Insajderi.com