Vuçiq: Seanca e posaçme e parlamentit për Kosovën nuk është dredhi

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se “seanca e posaçme e parlamentit serb për Kosovën nuk është asnjë dredhi, siç po spekulojnë kundërshtarët e tij politik, sepse, siç thekson ai, nuk ka temë më të rëndësishme nga Kosova, dhe vend më të rëndësishëm se parlamenti që të bisedohet për këtë temë”.

Vuçiq: Seanca e posaçme e parlamentit për Kosovën nuk është dredhi

Siç thotë ai, “çdo ditë ka dëgjuar kritika dhe akuza se si nuk do apo nuk ka guxim që ai të paraqitet para kundërshtarëve politikë për çështje të Kosovës, dhe se është në rregull që janë ndërtuar urat, autostradat, hekurudhat, që ushtria dhe policia janë më mirë të pajisura, por se është katastrofë që nuk guxon të paraqitet dhe të bisedojë për Kosovën”.

“Kur shkoj dhe bisedoj me përfaqësuesit e kishës, thonë, “përse bisedon me kishën, duhet të shkosh në parlament”. Atëherë them se po vij në parlament, të përgjigjem në pyetje, të paraqesë raportin, dhe pastaj thonë e tani kjo është dredhi. E çfarë dredhie?”, ka konstatuar presidenti i Serbisë duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve.

Vuçiq ka pyetur për çfarë dhe ku mendojnë të bisedojnë, nëse nuk duan të bisedojnë me përfaqësuesit më të lartë të shtetit për Kosovën.

“Ndoshta me përfaqësuesit më të lartë të shtetit doni të bisedoni për drejtorin e përgjithshëm të RTS, ndoshta ai është më i rëndësishëm se Kosova… për mua nuk është”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka përsëritur se “do të paraqitet në seancën e parlamentit dhe të përgjigjet në çdo pyetje, dhe ka shtuar se beson se, nëse ka ide, kryetarja e parlamentit do të pranojë të ketë kohë më të gjatë për gjithë deputetët të cilët duan të thonë diçka, sepse, nuk ka temë më të rëndësishme se Kosova”./Insajderi.com.