Vuçiq: Serbia e gatshme të negociojë për kompromis – pa ultimatum

Vuçiq: Serbia e gatshme të negociojë për kompromis – pa ultimatum

Presidenti i Serbisë, Aeksandar Vuçiq, ka deklaruar se nuk ka nevojë që të thotë se cila është përgjigja e Serbisë nëse dikush mendon se mesazhi për Beografin duhet të jetë” Njihni Kosovën dhe nuk do të fitoni asgjë, ndërsa populli juaj do t’i ekspozohen programit sikurse ndaj ngjarjes së 17 marsit të vitit 2004″.

Kështu është shprehur ai para medieve në Serbi, ku u pyet në lidhje me deklaratën e të dërguarit special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili tha se priste një vendim “largpamës” na presidenti Vuçiq,ndërsa ky i fundit tha se Serbia është gjithmonë e gatshme të negociojë për zgjidhje të ndryshme kompromisi, por duhet të jetë një kompromis – pa ultimatum, raporton agjencia serbe e lajme “Beta”, trasmeton Insajderi.

“Shpresoj që BE-ja do ta kuptojë se nuk mund të nënshkruajë marrëveshje në Bruksel nën kujdesin e Bashkimit e më pas të sjellë rezolutë në të cilën mohon ekzistencën e Asociacionit të komunave serbe dhe të thotë se këtë nuk do ta pranojë kurrë apo të kërkojë që Serbia ta njohë pavarësinë e më pas të formohet AKS-ja”, tha Vuçiqi pas mbylljes së manifestimit “Java e fëmijëve në Beograd”.

Ai tutje vlerësoi se pozicioni i Lajçakut “nuk është i lehtë” kur, siç tha ai, nga Prishtina vijnë porosi se nuk dëshirojnë as të bisedojnë për atë që e kanë nënshkruar para shtatë vjetësh në Bruksel.

“Thelbi është se shqiptarët presin që dikush do t’i bëjë presion Serbisë. Unë pres që vendet e mëdha, e jo Lajçaku, të na thonë në të ardhmen nëse e pranoni këtë dhe atë, ne do t’ju godasim në kokë dhe do t’ju themi se jeni një demokrat pak më i madh ose nëse nuk pranoni, ne do të themi se jeni autokrat”, tha Vuçiq. /Insajderi.com