
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka ripërsëritur se Serbia nuk do ta njohë Kosovën dhe të heqë dorë nga Presheva e Medgjeva për ta marrë Republikën Sërpska, transmeton Insajderi.
“Kjo nuk do të ndodhë”, ka thënë ai në një intervistë për Face TV.
Ndërsa, lidhur me dokumentin jo-zyrtar të publikuar nga një medium slloven, ku flitet për ndryshimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor, Vuçiq ka deklaruar se nuk e ka pare.
Ai shtuar se as nuk ka marrë pjesë në krijimin e këtij plani, ku përmendet ndarja e Bosnjës dhe Hercegovinës, bashkimi i Kosovës me Shqipërinë dhe lëvizje të tjera./Insajderi.com