“Vuçiq s’është mirë me shëndet” – anulohet takimi me Ramën e Zaevin

“Vuçiq s’është mirë me shëndet” – anulohet takimi me Ramën e Zaevin

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka anuluar disa takime që kishte për të martën dhe të mërkurën për shkak se gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë, transmeton Insajderi.com.

Kështu bëri të ditur këshilltarja e tij, Suzana Vasiljeviq, e cila përmendi edhe gjendjen në Kosovë si arsye për përkeqësimin e shëndetit të Vuçiqit.

“Shëndeti i presidentit nuk ishte i mirë sot. Por, nesër mbrëma Ursula von der Leyen arrin dhe pasnesër ne jemi në Nish me të, duke shënuar fillimin e punimeve në korridorin e ri hekurudhor, pas kësaj shkojmë në Dubai, gjithashtu edhe problemet e përditshme në Kosovë… kështu që mjekët sugjeruan që ai të ndalet për një kohë dhe të bëjë një pushim,” ka thënë ajo për ‘Euronews Serbia’.

Këshilltarja e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, Suzana Vasiljeviq

Një ndër ngjarjet e anuluara është edhe konferenca për 2-vjetorin e themelimit të Ballkanit të Hapur, që është dashur të nisë sot në Novi-Sad, e ku duhej të merrnin pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, iniciativë kjo e refuzuar nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në takim për Ballkanin e Hapur

Siç shprehet më tej këshilltarja e Vuçiqit, me rastin e përkeqësimit të shëndetit të tij, i është dashur të anulojë edhe takimet e sotme me ambasadorët e Kinës dhe Rusisë në Beograd. /Insajderi.com