Synimet e Vuçiq-it

Vuçiq: S’heq dorë nga Serbia fitimtare

Presidenti serb është i bindur se të gjitha kritikat që i bëhen nga perëndimi është për faktin që s’po e njeh Kosovën.

Vuçiq: S’heq dorë nga Serbia fitimtare

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se ai kurrë nuk do të heqë dorë nga një Serbi e fortë dhe fitimtare dhe se tash e ka edhe me të lehtë me besimin që ia dha populli në zgjedhjet e fundit, njofton Insajderi.

Duke folur në Radio Televizionin e Serbisë, Vuçiq u shpreh se “forca që ma kanë dhënë populli serb është më i rëndësishëm se të gjitha gënjeshtrat dhe trillimet”.

Këto komente Vuçiq i bëri pasi u pyet për disa akuza të ngritura nga oponentët e tij politik.

Kurse sa i përket kritikave që vijnë nga personalitetet ndërkombëtare për autoritarizmin në Serbi dhe mungesën e demokracisë, Vuçiq tha se këto kritika po i bëhen vetëm se nuk po e njeh Kosovën shtet.

“Të gjitha ato vërejtje do të binin poshtë në momentin kur Serbia do të pranonte një marrëveshje përfundimtare me Prishtinën dhe e cila i përshtatet perëndimit”, pohoi Vuçiq./Insajderi.com