Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka mbajtur fjalimin e tij në varrimin e Patriarkut Irinej, i cili vdiç nga infektimi me Coronavirus, njofton Insajderi.
Vuçiq tha se shqetësimi më i madh i kreut të Kishës Ortodokse Serbe, ishte Kosova dhe se kohën më të madhe të jetës së tij e ka kaluar duke vepruar në Prizren.
“Shqetësimi i tij më i madh ishte Kosova dhe Metohija, dhe megjithëse pjesën më të madhe të kohës e kaloi në Prizren, ai veproi në mënyrë racionale. Ai besonte në forcën në rritje të shtetit serb dhe në bindjen e botës se një zgjidhje e drejtë ishte e mundur për Kosovën”, tha Vuçiq.
Shefi I Shtetit serb tutje tregoi edhe për dashurinë që Irinej e kishte për Rusinë dhe presidentin e këtij shteti, Vladimir Putinin.
“Patriarku ynë e donte Rusinë pafundësisht, Patriarkun Kirill, dhe ai ishte pafundësisht mirënjohës Presidentit Putin për ndërtimin e këtij tempulli. Ai nuk ishte kundër Perëndimit, përkundrazi, ai priti dhe besoi se do të ndryshonte pozicioni i tij për çështjen e popullit tonë dhe se ne do të ishim në gjendje të kishim paqe”, tha Vuçiq. /Insajderi.com