Vuçiq skeptik para takimit me Kurtin: Nuk janë të interesuar për dialogun

Vuçiq skeptik para takimit me Kurtin: Nuk janë të interesuar për dialogun

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se “Prishtina nuk është e interesuar për dialog”, duke përmendur presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin, Albin Kurti dhe kryeparlamentarin, Glauk Konjufca.

Kjo deklaratë e tij erdhi një ditë para takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Sipas njeriut më të pushtetshëm në Serbi, “në Kosovë janë të interesuar për zgjedhjet lokale e jo për dialogun”.

“Ata janë të interesuar të fitojnë zgjedhjet dhe do të veprojnë në përputhje me rrethanat”, tha ai, transmeton Tanjug.

Më 15 qershor për herë të parë do të përballen Kurti e Vuçiqi, në një tryezë – të Brukselit.

Pikërisht kryeqyteti i Bashkimit Evropian, të hënën deklaroi se “dialogu nuk do të jetë i ri, por vazhdimësi e procesit”. /Insajderi.com