Vuçiq: Do ta ndërtoj një memorial për viktimat nga NATO

Vuçiq: Do ta ndërtoj një memorial për viktimat nga NATO

Së shpejti do të ndërtohet një memorial për vitikmat e bombardimeve të NATO-s në Serbi. Këtë e ka bërë të ditur vet kryeministri serb që do të bëhet president, Aleksandar Vuçiq.

Autoritetet serbe kanë për qëllim ta ndërtojnë një monument për viktimat e bombardimit të NATO-s së Jugosllavisë në vitin 1999, raporton gazeta Sputnik.

Idenë për të ngritur monument memorial në Beograd, dedikuar të gjithë viktimave të bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 u mbështet nga një numër i madh i politikanëve, shkencëtarëve dhe artistëve.

Kjo çështje po ashtu mori edhe bekimin e Patriarkut serb, Ireneut.

“Serbia do të përmbushë detyrën e saj ndaj viktimave të pafajshme të agresionit kundër vendit tonë. Kjo është detyra dhe përgjegjësia jonë për të ardhmen.  Kjo fatkeqësi nuk do të përsëritet,” tha Aleksander Vuçiq.

Kjo ide u mirëprit së pari nga Presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliç, nga Presidenti i Republikës Serbe Milorad Dodik dhe regjisori serb, Emir Kusturica.

Forcat e NATO-s gjatë luftës në Kosovë, bombarduan Republikën e Jugosllavisë gjatë një operacioni që u zhvillua nga data 24 marsi deri më 10 qershor 1999. Sipas disa të dhënave në këto ngjarje dramatike, janë vrarë rreth 2 mijë civilë./Insajderi.com