Vuçiq takohet me Palmer dhe Lajçak: U fol për tema të rëndësishme – besoj se do të kemi rezultate

Vuçiq takohet me Palmer dhe Lajçak: U fol për tema të rëndësishme – besoj se do të kemi rezultate

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot ka takuar Përfaqësuesin e Posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer, dhe Emisarin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, njofton Insajderi.

Pas këtij takimi, bëhet e ditur se Vuçiq ka thënë se është diskutuar për tema të rëndësishme që lidhen me dialogun zyrtar që do të vazhdojë nesër në Bruksel.

“Dialogu zyrtar do të vazhdojë nesër, ne sot kemi takime me ekipet tona dhe unë besoj se do të kemi rezultate”, ka thënë Vuçiq.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, nesër do të zhvillojnë një takim në Bruksel në kuadër të dialogut me Josep Borrell, përfaqësues i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri.

Madje, siç raporton media serbe ‘Tanjug”, presidenti serb ka thënë sot se e kishte njoftuar të dërguarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçakk, për marrëveshjen e arritur në Uashington, meqë konsideron se ishte e mirë për Serbinë. /Insajderi.com