![Vuçiq takohet me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2020/07/vuciq3333-730x440.jpg)
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të takohet të mërkurën me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.
Takimi do të zhvillohet në Pallatin e Serbisë dhe më pastaj do të ketë konferencë për media, raporton agjencia e lajmeve serbe Tanjug.
Në këtë takim do të marrë pjesë edhe drejtori i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovës”, Petar Petkoviq. /Insajderi.com