Vuçiq takohet me Putinin para Berlinit

Ministri i jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq ka deklaruar se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe presidenti i Rusisë Vladimir Putin do të takohen më 26 prill në Pekin, gjatë Forumit të dytë për bashkëpunim ndërkombëtar “Brezi dhe rruga”.

Vuçiq takohet me Putinin para Berlinit

Daçiq e ka paralajmëruar këtë takim gjatë konferencës për gazetarë me Sergei Lavrovin.

Sipas fjalëve të tij, marrëdhëniet politike të Serbisë dhe Rusisë janë shumë të mira dhe se ato janë në nivelin strategjik.

“Vizita e presidentit Putin ishte me rëndësi të veçantë. Tashmë është marrë vesh për terminin e takimit të presidentëve Vuçiq dhe Putin në samitin e Kinës. Kjo do të ndodhë më 26 prill”, ka thënë Daçiq.

Shefi i diplomacisë ruse Sergei Lavrov ka deklaruar në fillim të takimit me Daçiqin se po vazhdon dialogu intensiv në mes të Serbisë dhe Rusisë të cilin e kanë caktuar presidentët e dy vendeve./Insajderi.com.