Vuçiq takohet sot me Macron, bisedojnë për Kosovën

Vuçiq takohet sot me Macron, bisedojnë për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot pritet të takohet me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në Paris ku edhe po qëndron për vizitë, njofton Insajderi.

Një ndër temat kryesore që do të diskutohen në këtë takim të 11-të midis këtyre dy presidentëve, do të jetë edhe çështja e Kosovës.

Ndër tjera, Vuçiq e Macron do të diskutojnë edhe për integrimin evropian të Serbisë dhe marrëdhëniet midis këtyre dy vendeve.

“Ne do të diskutojmë shumë gjëra të rëndësishme, ky është takimi ynë i 11-të. Marcon është një nga udhëheqësit më të rëndësishëm botërorë dhe një mik i sinqertë i Serbisë, dhe vizita e tij në Serbi në 2019 ishte me rëndësi historike për marrëdhëniet tona dhe që atëherë politikat tona dhe bashkëpunimi ekonomik kanë vetëm një nivel për t`u ngjitur”, është shprehur Vuçiq për “TV Pink”. /Insajderi.com