
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se po vazhdon mbështetja e fortë për Ballkanin e Hapur, transmeton Insajderi.com.
Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Vuçiq bëri të ditur se është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në kuadër të Samitit për Klimën në Glasgow.
Tutje, ai ka shtuar se sa i përket takimit në Beograd për Ballkanin e Hapur, duhet të merren parasysh ngjarjet e fundit në Shkup, ku kryeministri Zoran Zaev, ka dhënë dorëheqje të dielën pas rezultatit të dobët në zgjedhje lokale.
“Mbështetje e fortë për #OpenBalkan. A duhet ta mbajmë apo ta shtyjmë takimin në Beograd, duke pasur parasysh ngjarjet në Shkup? Me @ediramaal në Glasgoë para fillimit @cop26uk”, shkroi Vuçiq./Insajderi.com