“Vuçiq tashmë e ka njohur pavarësinë e Kosovës”

“Vuçiq tashmë e ka njohur pavarësinë e Kosovës”

Partia e Re në Serbi, që udhëhiqet nga ish-kryeministri serb, Zoran Zhivkoviq, ka lëshuar një deklaratë ku thonë se presidenti aktual serb, Aleksandër Vuçiq, “tashmë e ka njohur pavarësinë e Kosovës”.

Kjo sepse, sipas Partisë së Re, vetë fakti se Vuçiq ka pranuar të bisedojmë për tema si ekonomia, kultura e të ngjashme me Kosovën në Uashington, do të thotë njohje de facto.

“Këto tema që citohen si arsye e takimit janë të pakuptimta dhe të pamundura nëse nuk janë dy shtete të ndara, të pavarura që takohen”, shkruan gazeta serbe Danas, duke komentuar deklarimin e Partisë së Re, njofton Insajderi.

“Vuçiq vetëm di të ankohet e të ulërije sikur barra e botës ka rënë mbi supet e tij dhe thekson problemet që i janë lënë nga qeveritë e kaluara ndërsa kur fiken kamerat ai bën pikërisht atë që njëherë e quan ‘tradhtia më e madhe’”, thuhet në deklaratën e lëshuar për media nga partia serbe.

Nova stranka: Vučić već priznao nezavisnost Kosova 1