Vuçiq të dielën në Bruksel, shpreson që dialogu me Kosovën të vazhdojë në maj

Vuçiq të dielën në Bruksel, shpreson që dialogu me Kosovën të vazhdojë në maj

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot se do të udhëtojë për në Bruksel të dielën e 25 prillit, transmeton Insajderi.

Ai njoftoi se gjatë kësaj vizite ai do të bisedojë me zyrtarë të lartë të Bahskimit Evropian dhe shpreson që dialogu me Kosovën të vazhdojë në muajin maj.

Siç bëjnë të ditur mediat serbe, Vuçiq tha se ai do të kete disa takime të dielën, pasi të arrijë në Bruksel, ndërsa të hënën ai do të takohet me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel, një pritje speciale dhe një takim të gjatë me kryediplomatin evropian, Josep Borrell, si dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen.

Një ndër çështjet për të cilat do të bisedohet në takimet e Vuçiq me përfaqësuesit e lartë evropianë, është edhe rinisja e negociatave Kosovë-Serbi. /Insajderi.com