
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, thotë se duan paqe, derisa foli për reciprocitetin e targave me Kosovën, transmeton Insajderi.com.
Kështu u shpreh ai në një konferencë për media në Nish, pas takimit që zhvilloi me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ku shtoi se Serbia është e angazhuar për të zbatuar të gjitha marrëveshjet e nënshkruara deri më tani, të cilat sponzorizohen nga BE.
Ai tutje ka thënë se nuk qesin kushte dhe se dialogu i Bashkimit Europian është themeltar.
“Serbia është plotësisht e angazhuar për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani, të cilat janë të sponsorizuara nga BE e që delegacioni serb në Bruksel do të bëjë përpjekje për të arritur një marrëveshje”, ka thënë Vuçiq.

Konferencë për media në Nish – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen
“Le të ruajmë paqen dhe të nënshkruajmë më shumë marrëveshje që do të thotë një ekonomi më e mirë për të gjithë ne. Serbia nuk do të jetë anëtare e BE -së derisa të zgjidhim marrëdhëniet me Prishtinën, por ne do të luftojmë dhe zgjidhim gjërat”, u shpreh më tej ai.
Ndërkaq, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, i ka bërë të qartë presidentit serb Aleksandër Vuçiq, që Serbia nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Europian, pa e zgjidhur çështjen me Kosovën. /Insajderi.com