Vuçiq: Të gjithë kanë varrosur çfarëdo shanse për çfarëdo marrëveshje

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se ”Serbia ka bërë gjithçka për të arritur deri te kompromisi me shqiptarët e Kosovës”, mirëpo i duket se “të gjithë në Serbi, rajon, Evropë dhe në botë kanë varrosur çfarëdo shanse për çfarëdo marrëveshje”.

Vuçiq: Të gjithë kanë varrosur çfarëdo shanse për çfarëdo marrëveshje

Vuçiq ka deklaruar për gazetën serbe “Blic” se “Serbia ka treguar vullnet të mirë që të arrihet deri te kompromisi”.

“Është me rëndësi se Serbia ka treguar gatishmëri për biseda, se është e gatshme për arritje të kompromisit, por nuk do të pranojmë që mos të fitojmë asgjë”, ka thënë Vuçiq.

Mundësia e re për zgjidhje të problemit në mes të Kosovës dhe Serbisë mund të paraqitet në samitin e 29 prillit në Berlin. Deri tani ideja aktuale për kufizim mund të zhduket, dhe gjithçka të kthehet në të ashtuquajturin sovranitet i dyfishtë, shkruan “Standard” vjenez. /Insajderi.com.