Vuçiq të martën raporton para deputetëve serbë për dialogun me Kosovën

Vuçiq të martën raporton para deputetëve serbë për dialogun me Kosovën

Të martën e 22 qershorit në Parlamentin e Serbisë do të mbahet seancë e veçantë ku do të paraqitet raporti mbi procesin e negociatave me Kosovën.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, do të raportojë para deputetëve për takimin në Bruksel, shkruan Tanjug, transmeton Insajderi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq janë takuar të martën e 15 qershorit në Bruksel, në kuadër të dialogut, por palët nuk janë marrë vesh për temat e ngritura.

Ky ka qenë takimi i parë i tyre në Bruksel, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Raundi i ri i dialogut pritet të mbahet në muajin korrik./Insajderi.com