
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se duhet të arrihet një zgjidhje kompromisi me Kosovën, nën kujdesen e Brukselit, transmeton Insajderi.
Këto deklarata ai i bëri pas një takimi që pati me homologun e tij slloven, Borut Pahor.
“Nëse pozicioni ynë është i lehtë nuk është, është e qartë për të gjithë në Serbi. Ajo për të cilën qëndron Serbia është fakti që ne duam të vazhdojmë dialogun nën kujdesin e BE-së me Prishtinën”, tha Vuçiq, shkruan gazeta serbe Blic.
Ai tha se Serbia është e gatshme për vazhdimin e dialogut, sipas tij “konflikti i ngrirë nuk është i mirë”.
“Ne ishim gati në maj, në qershor, jemi gjithmonë të gatshëm, sepse konflikti i ngrirë nuk është i mirë. Shihni si mbaron, çdo pesë vjet dikush e shkrin. Nuk na duhet kjo, që t’ua lëmë konfliktin brezave të ardhshëm, por të bëjmë një lloj kompromisi – tha Vuçiq./Insajderi.com