
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq priti në takim shefen e zyrës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Beograd, Marie Yamashit. Ai u shpreh se Serbia është e gatshme për kompromis, në zgjidhjen e çështjeve rajonale, përfshirë dialogun me Kosovën, njofton Insajderi.
Presidenti Vuçiq tha se Serbia e konsideron KB-në një organizatë ndërkombëtare me rëndësi të madhe.
Ai tha se puna e Zyrës së KB-së është shumë e rëndësishme, raporton rts.
“Puna e Zyrës së saj është shumë e rëndësishme, duke pasur parasysh se është një lidhje me Misionin e OKB-së në Kosovë dhe Metohi.
Bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga 1999, është garantuesi i statusit të neutralitetit të pranisë ndërkombëtare në Kosovë dhe Metohi“, tha Vuçiq./Insajderi.com