Vuçiq tregon se çfarë do të bëjë nëse Kosova vendos të bashkohet me Shqipërinë

Vuçiq tregon se çfarë do të bëjë nëse Kosova vendos të bashkohet me Shqipërinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka komentuar deklaratat e fundit nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në lidhje me bashkimin me Shqipërinë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se Serbia do të reagojë në mënyrë serioze, të përgjegjshme dhe të vendosur nëse vjen deri tek një referendum për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

I pyetur për të komentuar deklaratat e fundit nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në lidhje me bashkimin me Shqipërinë, Vuçiq ka thënë se e ka paralajmëruar Bashkimin Evropian.

“Para tri ditësh i kam njoftuar për atë që ka thënë Thaçi dhe më kanë përsëritur njësoj, se kjo nuk do të ndodhë”, shtoi ai.

Ai ka shtuar se Serbia do të reagojë fuqishëm nëse ndodh diçka e tillë.

Retorikës për bashkim me Shqipërinë, Thaçi i është kthyer pasi i dështoi idjea për ndarjen e Kosovës.