Vuçiq: Unë jam për kompromise, por Kurti jo

Vuçiq: Unë jam për kompromise, por Kurti jo

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ai është i gatshëm për një zgjidhje kompromisi me Kosovën, por ka deklaruar se kjo gjë po kundërshtohet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton Insajderi.

Vuçiq ka theksuar se Kurti, ka mungesë të kuptimit të realitetit derisa shtoi se gjërat nuk janë ideale.

“Kurti nuk e kupton plotësisht realitetin, unë e kuptoj atë, ndaj nuk flas sepse gjërat nuk janë ideale. Frikësohem se ai nuk i kupton gjërat, sepse as për ta gjërat nuk janë aq mirë. Për këtë është më mirë që të shkohet me kompromise, por ai nuk do asnjë kompromis”, ka deklarua Vuçiq.

Ai më tej, tha së Kurti mendon që “bota lindi në momentin që ai i fitoi zgjedhjet”.

“Dikush mendon se bota lindi në ditën kur ai fitoi zgjedhjet dhe se asgjë nuk ndodhi para kësaj, asgjë nuk ndodhi pas kësaj,” deklaroi ai.

Vuçiqi e Kurti u përplasën edhe në takimin e fundit që patën në kuadër të dialogut në Bruksel./Insajderi.com