Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka uruar fitoren e kandidatit Demokrat, Joe Biden, në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njofton Insajderi.
Derisa e uroi për zgjedhjen e tij president, Vuçiq tha se shpreson të vazhdojë bashkëpunimi i mirë me të, siç ka pasur me Donald Trump, ndaj të cilit ai shprehet mirënjohës.
Kështu ka shkruar i pari i Serbisë në një postim në llogarinë e tij në Twitter, ku tutje tha se uron që të përballet me sfidat ekzistuese për të mirën e SHBA-së dhe botës.
“Urime të sinqerta për zgjedhjen për President të Shteteve të Bashkuara. Ju uroj mençuri dhe vendosmëri për të përballuar sfidat ekzistuese për të mirën e Amerikës dhe botës. Shpresoj për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë me ju, siç kemi pasur me Donald Trump, për të cilin i jam shumë mirënjohës “, ka shkruar Vuçiq.
Ndryshe, kandidati Biden është zgjedhur presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas një gare të ashpër me republikanin, Donald Trump, i cili synonte të merrte edhe një mandat të dytë si i pari i Amerikës.
Tashmë Biden ka mbi 270 vota elektorale, të cilat ia mundësojnë hyrjen në Shtëpinë e Bardhë si President i Amerikës. /Insajderi.com