Vuçiq: Ushtria nuk mund të futet në veri sipas marrëveshjes së Brukselit

Vuçiq: Ushtria nuk mund të futet në veri sipas marrëveshjes së Brukselit

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se gjatë bisedës me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, nuk kanë rënë dakord për formimin e ushtrisë së Kosovës dhe theksoi se për këtë çështje pret edhe ndihmë nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia dhe të shteteve të tjera.

Vuçiq krijimin e Ushtrisë së Kosovës e ka quajtur si “diçka shumë të madhe për të luajtur me të”.

Vuçiq, gjatë një konference në Kopaonik, kur u pyet në lidhje me bisedën e mbrëmshme Thaçin, ka thënë se ai nuk ishte dakord në çështjet kyçe, sidomos formimin e ushtrisë së Kosovës, e cila, sipas tij, ishte shkelje e Rezolutës 1244, por edhe në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, raporton Tanjug.

Kryeministri serb ka thënë se shpreson se Thaçi nuk është duke e bërë këtë për shkak të ndonjë fushate parazgjedhore dhe për vota të qytetarëve.

“Sot unë mund të ‘pështyjë mbi dikë’ në rajon dhe njerëzit këtu do të entuziazmoheshin, por puna ime është që të ruaj stabilitetin dhe paqen”, citohet të ketë thënë Vuçiq.

Ai ka shtuar se ai shpresonte se dikush në Kosovë dhe Prishtinë nuk udhëhiqet nga këto parime, sepse nuk do të ishte e mirë.

“Ne do të japim më të mirën për ndikim politik dhe diplomatik mbi atë që po ndodh rreth ushtrisë në Kosovës në bazë të marrëveshjes së Brukselit, Ushtria e Kosovës nuk mund të hyjë në veri”. ”, ka thënë Vuçiq, duke shtuar se “

“Mesazhi im për popullin e Kosovës është që të qëndrojnë të qetë dhe të qëndrojnë në shtëpitë e tyre”, ka thënë ndër tjerash Vuçiq./Insajderi.com