Vuçiq vazhdon takimin virutal me BE-në për dialogun me Kosovën

Presidenti Vuçiq ka vazhduar dialogun me Bashkimin Europian rreth dialogut me Kosovën

Vuçiq vazhdon takimin virutal me BE-në për dialogun me Kosovën

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç zhvilloi konsultime bilaterale përpara një takimi në Bruksel me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë Josep Borrell dhe Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë Mirosllav Lajçak, raporton agjencia e lajmeve serbe, Tanjug, transmeton Insajderi.com.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili po merr pjesë në takimin trepalësh me Bashkimit Evropian, rreth dialogut Kosovë-Serbi. Sot përmes një lidhjeje video, theksoi se dialogu ka vazhduar, dhe se janë pajtuar temat për takimin në Bruksel.

“Dialogu nën kujdesin e BE vazhdon pas njëzet muajsh. Temat për takimin në Bruksel të enjten gjithashtu jami pajtuar”, tha Vuçiç në llogarinë në Instagram. /Insajderi.com/