Vuçiq zbut fjalët për Kosovën, lut serbët të mos i ndërrojnë mbiemrat

Vuçiq zbut fjalët për Kosovën, lut serbët të mos i ndërrojnë mbiemrat

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka zbutur fjalët sa i përket Kosovës, pas takimit që ka mbajtur me përfaqësuesit politik të serbëve në Kosovë.

Pas takimit të mbajtur në Rashkë, ai ka zbutur fjalët duke lutur serbët e Kosovës që të qëndrojnë të qetë dhe që me krenari t’i ruajnë emrat dhe mbiemrat e të mos të largohen nga shtëpitë e tyre.

“Ne nuk do të pranojmë që të fajësohemi për gjithçka”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq ka deklaruar se “Prishtina po merret me propagandë të ndytë”, teksa ka shtuar se porosia të cilën ai dëshiron ta përçojë te serbët e Kosovës është ai i paqes.

Më herët, presidenti i vendit, Hashim Thaçi shkroi në “Facebook” se është i zhgënjyer dhe i shqetësuar me fushatën propagandistike “në stilin e vjetër” të Serbisë, e cila sipas tij po vazhdon të ndjell frikë dhe urrejtje ndëretnike tek komuniteti serb që jeton në pjesën veriore të Kosovës./Insajderi.com