Vuçiq zhvillon bisedë me Palmer

Vuçiq zhvillon bisedë me Palmer

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka zhvilluar një bisedë përmes një videoregjistrimi me të dërguarin Special të Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, transmeton Insajderi.

Në këtë bisedë që është zhvilluar të hënën e 15 marsit, nuk bëhet e ditur se për çfarë është diskutuar midia Vuçiq dhe Palmer.

Të premten, Palmer zhvilloi takime të tilla edhe me politikanët kosovarë, ushtruesen e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmanin, kreun e Vetëvendosjes Albin Kurtin, e të tjerë.

Palmer gjithashtu foli me kryeministren serbe Ana Brnabiq, Ministrin e Punëve të Jashtme Niko Selakoviq dhe Kryetarin e Asamblesë Ivica Daçiq.

Temat e atyre bisedimeve ishin marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimi në Ballkanin Perëndimor. /Insajderi.com