Vuçiq zhvillon dy biseda telefonike me njerëz të rëndësishëm për taksën nga Kosova

Vuçiq zhvillon dy biseda telefonike me njerëz të rëndësishëm për taksën nga Kosova

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur sonte në telefon me komisionarin e Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, dhe zëvendëssekretarin në dorëheqje amerikan të Shtetit për Euroazi, Ëess Mitchell.

Temë e telefonatave ka qenë taksa e vënë nga Kosova për produktet serbe, shkruan Most.

Vuçiq ka thënë se Serbia është e gatshme që t’i kthehet dialogut nëse Prishtina heq tarifën e vënë, transmeton Klankosova.

Hahn thuhet se ka premtuar angazhimin e tij në mënyrë që të hiqet kjo masë.

Edhe Mitchell theksohet të ketë thënë se heqja e taksës 100% do të krijonte kushtimin për vazhdimin e dialogut Prishtinë-Beograd.