Vuçiqi e pranon se Slavko Nikiq ka kryer krime në Kosovë

Vuçiqi e pranon se Slavko Nikiq ka kryer krime në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pranuar se Slavko Nikiq ka kryer krime në Kosovë, njofton Insajderi.

Këto deklarata, Vuçiqi i bëri pasi vetë Nikiqi e akuzoi atë për tradhti gjatë një emisioni televiziv.

E Vuçiqi tha se Nikiqi, një ish-pjesëtar i MUP-it serb, ka plaçkitur popullatën civile shqiptare gjatë luftës në Kosovë.

“Populli në Kosovë e Metohi e di kush është tradhtari, për atë arsye ai ka mbështetje 99 për qind. Unë jam tradhtar për njerëzit si Slavko Nikiq, i cili më 1999 ka plaçkitur njerëzit në Kosovë e Metohi, për çka ekzistojnë edhe dokumente zyrtare”, tha Vuçiqi.

Ai tha se Nikiqi, në një akt zyrtar të kryer më 1 prill 1999 në postbllokun e vendosur në rrugën Mitrovicë-Ribariq-Rozhajë, bashkë me gjashtë persona tjerë të panjohur, në uniformë dhe të armatosur me armë automatike, kanë ndaluar automjetet dhe këmbësorët dhe i kanë plaçkitur ata.