Vuçiqi flet për avionët që fluturon dje mbi Preshevë

Vuçiqi flet për avionët që fluturon dje mbi Preshevë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar rreth fluturimit të aeroplanëve ushtarakë të Serbisë, mbi Preshevë. Fluturimi i tyre ndodhi gjatë ditës së djeshme, derisa KFOR-i në Kosovë ka treguar se të njëjtit ishin në një trajnim dhe se nuk bëhej fjalë për ndonjë rrezik, apo kërcënim nga ana e Serbisë

Aleksandar Vuçiq, Presidenti i Serbisë, ka thënë se s’i kupton kritikat për fluturimin e ulët të avionëve mbi Preshevë.

“Nuk i kuptoj kritikat për shkak të fluturimit të ulët të avionëve mbi Preshevë. Avionët ushtarakë të Serbisë do të fluturojnë nëpër gjithë hapësirën ajrore të Serbisë. Gjë e tmerrshme që ka fluturuar një avion “Orao”. E kë e ka rrahur ai “Orao?”, ka pyetur Vuçiq duke shtuar se “serbët janë fajtorë vetëm pse janë serbë”.

Vuçiq, siç njofton FoNet, ka thënë se nuk i intereson çfarë do të thotë gjysma e medieve që e sulmon atë pse Serbia ka ushtri dhe pse ajo ushtri marshon nëpër territorin e vet.

“Do ta mbroj vendin tim, vendin tonë. Për këtë jam i zgjedhur”, ka thënë Vuçiq.