Vuçiqi insiston se nuk do ta njohë Kosovën

Vuçiqi insiston se nuk do ta njohë Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka përsëritur se nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës, duke potencuar se këtë garanci e jep deri në zgjedhjet e vitit 2022, njofton Insajderi.

I pyetur se a do të ndryshojë ky qëndim nëse sërish do të zgjedhet president, Vuçiq tha se nuk e di çka duhet të ndodhë për ta ndryshuar këtë qëndim.

“Nuk e di se çka do të duhej të ndodhte që kjo të ndryshonte. Ne kemi dhënë gjithçka nga vetja. Kemi bërë një politikë të mençur, i kemi ruajtur serbët nga konfliktet”.

“Duke mos bërë heroin, ne kemi ruajtur jetët e serbëve në Kosovë. Kemi investuar në qëndrimin e tyre. I njoh 1000 njerëz që do të dëshironin konflikt për arsye të panumërta, por kur i pyes çka nëse vëllai yt do të kthehej në arkivol, atëherë mendojnë ndryshe”, ka thënë Vuçiqi në një intervistë për “Veçernje Novosti”.

Duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, Vuçiq u shpreh se me shqiptarët është vështirë të diskutohet, pasi sipas tij, nuk i mbajnë premtimet dhe i ndërrojnë qëndrimet.

Po ashtu, Vuçiq ka deklaruar se pret që për Serbinë të rritet presioni pas fitores së demokratit Joe Biden në zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Insajderi.com