Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka urdhëruar vënien e të gjitha njësiteve të ushtrisë së Serbisë në gjendje të plotë lufte, ka njoftuar televizioni publik serb.
Ky urdhër vjen pas ndërhyrjes së forcave policore në veri të vendit, ku raportohet për disa të arrestuar dhe një polic është plagosur.
Sipas mediumit serb, edhe njësitet speciale të MPB-së serbe janë në gjendje gatishmërie.