Vuçiq në Moskë Putinit i drejtohet si “mik i dashur”

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq është takuar me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin ku u diskutua çështja e Kosovës.

Vuçiq në Moskë Putinit i drejtohet si “mik i dashur”

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka vizituar Moskën në një vizitë dy ditore ku është takuar me presidentin rus, Vladimir Putin.

“Faleminderit për mikpritjen, mik i dashur, tha Vuçiq me fotografitë e shtrëngimit të duarve me Putinin, në fund të vizitës së tij në Moskë, të cilën ai e postoi në profilin e tij në Instagram”, raporton agjencia e lajmeve serbe, Tanjug, transmeton Insajderi.

Kjo vizitë e Vuçiqit në Moskë vjen disa ditë para se, Aleksander Vuçiq të udhëtojë në Uashington për t’u takuar me delegasionin e Kosovës, takim nën udhëheqjen e emisarit të Trump-it, Richard Grenell. /Insajder.com/