
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandër Vulin, ka fyer rëndë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Nëse Osmani do të kishte fytyrë siç e ka barkun, për gënjeshtrat që thotë, gjatë do të përkulej para ‘shtëpisë së verdhë”, ka thënë Vulin, raporton B92.
Kjo deklaratë e Vulinit ndaj Osmanit, erdhi pas një interviste që kjo e fundit e ka dhënë për “Der Spiegel”.
Aty, Osmani ka shpjeguar se pse e cilëson gjenocid dhunën e Serbisë në Kosovë, gjatë luftës së fundit.
“E kam zgjedhur nocionin gjenocid me vetëdije. Ai përshkruan qëllimin e një vendi për të shfarosur një komb. Dhe pikërisht kjo ka ndodhur në Kosovë. E kam fjalën për ngjarjet në Mejë, e njohur si ‘Srebrenica e Kosovës’, dhe në Poklek, ku jo vetëm janë vrarë 54 fëmijë dhe plaka, por pastaj edhe janë djegur”, ka thënë Osmani.
Por, kjo deklaratë pasoi me ofendimin që Vulin i bëri presidentes së Kosovës. /Insajderi.com