Vulin i reagon Thaçit: Ai po i numëron ditët deri në ngritjen e aktakuzës

Vulin i reagon Thaçit: Ai po i numëron ditët deri në ngritjen e aktakuzës

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, i ka reaguar  presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, pasi ky i fundit tha se viktimat e luftës në Kosovë, janë prova se Serbia nuk i ka ndryshuar politikat e saj fashiste, njofton Insajderi.

Vulin ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po e sulmon Serbinë qëllimisht  duke u përpjekur në këtë mënyrë të heqë qafe padinë e Gjykatës Speciale për krime lufte, shkruajnë mediat serbe.

Më pas Vulin ka shtuar se “ditët e Thaçit janë të numëruara deri në ngritjet e aktakuzës për krimet që i ka bërë”.

“Thaçi po numëron ditët deri në ngritjen e aktakuzës, pas së cilës ai do të mbajë përgjegjësi për mizoritë që bëri. Nuk është çudi që ai është nervoz dhe po përpiqet të shpëtojë duke sulmuar Serbinë”

Në fund, Vulin, ka thënë se “Thaci mund të më sulmojë mua, por ai nuk mund të ndryshojë të vërtetën se mizoritë janë të ashtuquajturat UÇK aq sa duhej të formohej një gjykatë speciale për ta”./Insajderi.com