“Mos përdorni dhunë ndaj serbëve sepse nuk janë vetëm”.
Kështu i është drejtuar Kosovës, ministri i Punëve të Brendshme në Serbi, Aleksandër Vulin, gjatë një përgjigje për agjencinë e lajmeve serbe Tanjug.
Vulin shtoi se gjatë mbrëmjes së fundit situata në Veri të Kosovs ishte e qetë.
Ai ka thënë se “njësitet e armatosura të Kosovës janë shumë të rrezikshëm për civilët serbë të paarmatosur”.
Kjo për ta zbatuar reciprocitetin e targave, që cilësohet të jetë edhe pjesë e Marrëveshjes së Brukselit në kuadër të lëvizjes së lirë.
Pas këtyre zhvillimeve, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, deklaroi se “Prishtina duhet t’i largojë forcat e saj dhe të ulen për të biseduar”.
Në rast se Kosova s’e bën këtë, presidenti serb “paralajmëroi masa”.
Ndërkohë, zyrtarë ushtarakë serbë kanë deklaruar se “janë të gatshëm në rast se marrin urdhër nga Vuçiq”.
Makineri ushtarake serbe qarkulluan mbrëmjen e së martës pranë kufirit me Kosovën.
Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurit, iu ka thënë ambasadorëve të vendeve perëndimore se duhet të vlejë i njëjti standard si për Kosovën ashtu për Serbinë.
“Ose dy palët kanë të drejtë, ose të dyat gabim”, ka deklaruar Kurti. /Insajderi.com