Vulin: Kurti po tregohet frikacak, do ta marrë në dialog gruan që dyshohet se është sulmuar nga serbët në luftë

Vulin: Kurti po tregohet frikacak, do ta marrë në dialog gruan që dyshohet se është sulmuar nga serbët në luftë

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Aleksandar Vulin, shprehet pessimist pak përpara vazhdimit të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, transmeton Insajderi.

Ai thotë se kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti, do ta marrë në delegacionin e tij një grua që ishte dhunuar seksualisht në luftë, teksa këtë situatë që sipas tij po përpiqet ta krijojë Kurti, Vulin e vlerëson “të keqe dhe të mjeruar”, raporton ‘Tanjug’.

“Ata do ta sjellin një grua që dyshohet se ishte sulmuar kur ajo ishte vajzë nga serbët, ata po e sjellin atë si një anëtare të delegacionit, e cila duhet ta tërheqë vëmendjen e të gjitha mediave botërore dhe ta irritojë Aleksandar Vuçiqin”, deklaroi Vulin.

Ai tha se Kurti po vepron si “një frikacak i madh”.

“Kurti u tregua një frikacak i madh, ai do ta sjellë dikë që duhet të bëjë atë që nuk do të lejohet ta bëjë para Aleksandar Vuçiqit. Çfarë duhet të negociojmë në një atmosferë të tillë”, pyeti më tej Vulin. /Insajderi.com